Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026

Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026

Mbi 120 sportistë dhe anëtarë të delegacionit të Kosovës kanë parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.

Flamurin e Kosovës në ceremoninë e hapjes e bartën boksierja Donjeta Sadiku dhe taekwondisti Bleron Ademi, të cilët udhëhoqën ekipin gjatë parakalimit në stadiumin “Iacovone” të Tarantos.

Ceremonia u zhvillua para më shumë se 20 mijë shikuesve dhe u karakterizua nga një program i pasur me shfaqje kulturore e artistike, të ndërthurura me elemente të traditës italiane.

Krahas sportistëve dhe drejtuesve të Komitetit Olimpik të Kosovës, të udhëhequr nga presidenti Ismet Krasniqi, në ceremoninë hapëse ishin të pranishëm edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe ministrat Blerim Gashani dhe Elbert Krasniqi.

Kosova në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 përfaqësohet nga një delegacion i gjerë sportistësh, të cilët do të synojnë rezultate dhe medalje në disiplinat ku do të garojnë.

The post Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026 appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.