Kosova shpall listën për ndeshjen ndaj Zvicrës në basketboll

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Jean-Denys Choulet ka shpallur listën e gjerë për dy ndeshjet e Dardanëve në muajin shkurt. Në listën e gjerë do të jenë 14 basketbollistë, derisa Erjon Kastrati do të mungojë për shkak të lëndimit. Divine Myles rikthehet te Dardanët pas formës së mirë që po e tregon në Poloni, e […] The post Kosova shpall listën për ndeshjen ndaj Zvicrës në basketboll appeared first on Albinfo.

Kosova shpall listën për ndeshjen ndaj Zvicrës në basketboll

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Jean-Denys Choulet ka shpallur listën e gjerë për dy ndeshjet e Dardanëve në muajin shkurt.

Në listën e gjerë do të jenë 14 basketbollistë, derisa Erjon Kastrati do të mungojë për shkak të lëndimit.

Divine Myles rikthehet te Dardanët pas formës së mirë që po e tregon në Poloni, e po ashtu rikthehen nga lëndimet edhe Drilon Hajrizi, Valon Bunjaku dhe Musab Mala, që munguan në grumbullimin e fundit, njofton FBK, transmeton albinfo.ch.

Kosova më 20 shkurt përballet me Azerbajxhanin dhe 23 shkurt me Zvicrën në parakualifikimet evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027. Të dy ndeshjet zhvillohen në Prishtinë.

Dardanët kanë një fitore dhe tri humbje në katër ndeshjet e Grupit A. Lidere është Zvicra me katër fitore. Nati më 20 shkurt ndeshet me Irlandën.

Vendi i parë kualifikohet në fazën e ardhshme, ashtu si edhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese.

Lista e gjerë e Kosovës

Divine Myles (Twarde Pierniki Toruń)

Valon Bunjaku (Bashkimi)

Jon Ismajli (Sigal Prishtina)

Dardan Berisha (Peja)

Mikaile Tmusiq (Trepça)

Musab Mala (Bora)

Meriton Ismaili (Bashkimi)

Arian Qallaku (Golden Eagle Ylli)

Drilon Hajrizi (Trepça)

Rron Ukaj (Peja)

Muhamedali Janjeva (Sigal Prishtina)

Dardan Kapiti (Trepça)

Lis Shoshi (Golden Eagle Ylli)

Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli)

Përzgjedhës: Jean-Denys Choulet

Ndihmëstrajnerë: Bujar Loci, Andin Rashica

The post Kosova shpall listën për ndeshjen ndaj Zvicrës në basketboll appeared first on Albinfo.