Kosovë: Njësia e Reagimit të Shpejtë përfundon me sukses trajnimin SWAT të udhëhequr nga SHBA
Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës ka përfunduar me sukses një trajnim intensiv 5-javor të tipit SWAT, i udhëhequr nga Programi i Asistencës kundër Terrorizmit i Sigurisë Diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton albinfo.ch. Përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), Ambasada e SHBA në Kosovë uroi pjesëtarët e njësisë […] The post Kosovë: Njësia e Reagimit të Shpejtë përfundon me sukses trajnimin SWAT të udhëhequr nga SHBA appeared first on Albinfo.

Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës ka përfunduar me sukses një trajnim intensiv 5-javor të tipit SWAT, i udhëhequr nga Programi i Asistencës kundër Terrorizmit i Sigurisë Diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton albinfo.ch.
Përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), Ambasada e SHBA në Kosovë uroi pjesëtarët e njësisë për përkushtimin dhe profesionalizmin gjatë trajnimit. Sipas ambasadës, ky kurs jo vetëm që forcon kapacitetet e sigurisë të Policisë së Kosovës, por edhe thellon bashkëpunimin në fushën e sigurisë mes SHBA-së dhe Kosovës.
“Trajnimi juaj forcon bashkëpunimin e sigurisë SHBA-Kosovë dhe mban të sigurta Ambasadën e SHBA-së dhe vendet tona. Faleminderit për shërbimin dhe përkushtimin tuaj,” thuhet në deklaratën e ambasadës.
Trajnime të tilla janë pjesë e mbështetjes së vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i ofrojnë institucioneve të sigurisë në Kosovë, me synim forcimin e aftësive operacionale dhe reagimin ndaj situatave të rrezikshme, përfshirë kërcënimet terroriste, transmeton albinfo.ch.
Congratulations to Kosovo Police’s Special Intervention Unit on completing the 5-week SWAT course led by Diplomatic Security’s Anti-Terrorism Assistance Program. Your training strengthens U.S.–Kosovo security cooperation and keeps the U.S. Embassy and our countries safe. Thank…
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) April 18, 2025
The post Kosovë: Njësia e Reagimit të Shpejtë përfundon me sukses trajnimin SWAT të udhëhequr nga SHBA appeared first on Albinfo.