Kosovê: Testimi i urës së Ibrit raportohet se do të bëhet nga ekspertë të BE-së

Një ekip i ekspertëve të Bashkimit Evropian pritet të vijnë në Kosovë për të bërë matje, testime dhe inspektime të urës së Ibrit në Mitrovicë. Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën një burim i afërt me misionin e Unionit në Kosovë. Ekipi pritet të nis punën te ura e Ibrit diku kah mesi i […] The post Kosovê: Testimi i urës së Ibrit raportohet se do të bëhet nga ekspertë të BE-së appeared first on Albinfo.

Kosovê: Testimi i urës së Ibrit raportohet se do të bëhet nga ekspertë të BE-së

Një ekip i ekspertëve të Bashkimit Evropian pritet të vijnë në Kosovë për të bërë matje, testime dhe inspektime të urës së Ibrit në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën një burim i afërt me misionin e Unionit në Kosovë. Ekipi pritet të nis punën te ura e Ibrit diku kah mesi i majit.

Ata pritet të kryejnë inspektime për të parë nëse ura është mjaftueshëm stabile, në çdo aspekt, përfshirë përballjen me ujëra të shtuara e të rrëmbyera.

Po ashtu, ekspertët do të testojnë edhe strukturat përreth urës.

Ky inspektim jo domosdoshmërisht nënkupton që ura mund të hapet edhe për kalim të automjeteve.

Matje e inspektime këtu janë bërë edhe vitin e kaluar, nga autoritetet e qeverisë shtetërore në Kosovë.

The post Kosovê: Testimi i urës së Ibrit raportohet se do të bëhet nga ekspertë të BE-së appeared first on Albinfo.