KPM miraton ndryshimet në rregullore, zgjedh kryetarin e ri pa i skaduar mandati kryetarit aktual
Komisioni i Pavarur i Mediave në mbledhjen e sotme ka miratuar plotësim/ndryshimin e rregullores së brendshme, e që përfshin zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të ri, para skadimit të mandatit të kryetarit aktual. Tashmë ish-kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, deklaroi se ndryshimi i rregullores kërkon diskutim publik, por që kjo u kundërshtua nga anëtarët, të […] The post KPM miraton ndryshimet në rregullore, zgjedh kryetarin e ri pa i skaduar mandati kryetarit aktual appeared first on Albinfo.

Komisioni i Pavarur i Mediave në mbledhjen e sotme ka miratuar plotësim/ndryshimin e rregullores së brendshme, e që përfshin zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të ri, para skadimit të mandatit të kryetarit aktual.
Tashmë ish-kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, deklaroi se ndryshimi i rregullores kërkon diskutim publik, por që kjo u kundërshtua nga anëtarët, të cilët deklaruan se kjo është çështje e brendshme dhe se nuk ka arsye për diskutim.
“Unë nuk jam dakord me asnjërën prej tyre. Ndryshimi i rregullores kërkon diskutim publik… duhet të respektohet ky nen i ligjit të KPM-së. Nuk pajtohem edhe me të dytën…. zgjedhja e Kryetarit duhet të bëhet në seancën vijuese dhe argumenti se mund te mbetemi pa kryetari nënkupton se anëtari më i vjetër është përfaqësues i KPM-së. Kjo deri në konstitutimin e një organi të ri anëtarëve të rinj dhe sikur ishte më herët kur të vijnë anëtarët e ri dhe siç thotë rregullorja me 2/3 zgjidhet nënkryetari dhe Kryetari i ri”, ka thënë ai.
Tutje, ai deklaroi se “ai asnjëherë nuk i ka ikur përgjegjësisë, jemi në mbledhjen e rregullt, dhe ky nuk është institucion që unë e marrë me veti”.
Pro ndryshimit të rregullores votuan tre anëtarë dhe pas ndryshimit të rregullores, anëtarët votuan për zgjedhjen e kryetarit të ri, ku me katër vota për u zgjedh Besnik Berisha, transmeton albinfo.ch.
Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias ka deklaruar se ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione.
“Kapja politike e KPM-së u kompletua. Rregullorja e re u ndryshua kundërligjshëm. Jeton Mehmeti u shkarkua De Facto nga pozita e kryetarit të KPM-së. KPM tash ka kryetar jolegjitim. Ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione”, ka shkruar ajo.
The post KPM miraton ndryshimet në rregullore, zgjedh kryetarin e ri pa i skaduar mandati kryetarit aktual appeared first on Albinfo.