KQZ miraton afatet dhe planin për organizimin e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e 36-të të këtij viti, të kryesuar nga Kreshnik Radoniqi, në të cilën është miratuar plani i aktiviteteve dhe afatet për organizimin e Zgjedhjeve Lokale, që do të mbahen më 12 tetor 2025. Kjo është mbledhja e parë pas vendimit për caktimin e datës së zgjedhjeve

KQZ miraton afatet dhe planin për organizimin e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e 36-të të këtij viti, të kryesuar nga Kreshnik Radoniqi, në të cilën është miratuar plani i aktiviteteve dhe afatet për organizimin e Zgjedhjeve Lokale, që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Kjo është mbledhja e parë pas vendimit për caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.

KQZ ka miratuar gjithashtu formulën për formimin e 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (KKZ), përmes së cilës do të emërohen mbi 220 përfaqësues të subjekteve politike në nivel komunal.

Bazuar në Ligjin Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ-të do të kenë rol kyç në administrimin e procesit zgjedhor në komunat përkatëse, duke vepruar nën mbikëqyrjen ekskluzive të KQZ-së për të garantuar ligjshmërinë, legjitimitetin dhe efikasitetin e zgjedhjeve.