KQZ përditson rezultatet e votave të diasporës të ardhura me postë, VV ka 49.30%, LDK 29.19%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e votave të dërguara me postë nga diaspora, ndërsa procesi i numërimit është ende në vazhdim. Pas procesimit të 23.40 % të votave (44 nga 188 kuti), Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 5,970 vota (49.30%), e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 3,535 vota (29.19%). Në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e votave të dërguara me postë nga diaspora, ndërsa procesi i numërimit është ende në vazhdim.
Pas procesimit të 23.40 % të votave (44 nga 188 kuti), Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 5,970 vota (49.30%), e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 3,535 vota (29.19%).
Në vendin e tretë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) deri më tani ka siguruar 980 vota (8.09%)
Pastaj ësjtë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate me 710 vota (5.86%).
Procesi i numërimit do të vazhdojë edhe në orët në vijim, ndërsa rezultatet pritet të pasqyrojnë ndikimin e diasporës në zgjedhjet e fundit.