KQZ: Votat nga diaspora do të numërohen ditëve në vazhdim
Numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit po shkon drejt përfundimit, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e rezultateve kur janë procesuar 90.41% e vendvotimeve nga votat e numëruara për kanidatët e partive politike. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta […] The post KQZ: Votat nga diaspora do të numërohen ditëve në vazhdim appeared first on Albinfo.

Numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit po shkon drejt përfundimit, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e rezultateve kur janë procesuar 90.41% e vendvotimeve nga votat e numëruara për kanidatët e partive politike.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë do të numërohen “gjatë ditëve në vazhdim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”.
“Po ashtu, në këto rezultate nuk përfshihen rezultatet e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës, numërimi i të cilave do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, shkroi ai në Facebook.
Elezi tha se “pas numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e rezultateve të plotësuar në vendvotime, proces i cili është zhvilluar dhe po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit, në platformën elektronike janë publikuar rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”.
“Në këto rezultate janë përfshirë të dhënat nga 2,290 (90.41%) nga 2,533 vendvotimet e numëruara deri më tani në Qendrat Komunale të Numërimit dhe se rezultatet e vendvotimeve tjera do të publikohen në mënyrë progresive”, sqaroi ai.
The post KQZ: Votat nga diaspora do të numërohen ditëve në vazhdim appeared first on Albinfo.