Kremlini i përgjigjet kërcënimit të Trump: BRICS nuk po planifikon monedhën e vet
Kremlini i është përgjigjur kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave ndaj vendeve të BRICS nëse krijojnë monedhën e vet, duke thënë se nuk ka një plan të tillë. Të enjten, Trump paralajmëroi vendet anëtare të BRICS nëse përpiqen të zëvendësojnë dollarin amerikan si monedhë rezervë duke përsëritur kërcënimin me tarifa 100 [...]Read More...

Kremlini i është përgjigjur kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave ndaj vendeve të BRICS nëse krijojnë monedhën e vet, duke thënë se nuk ka një plan të tillë.
Të enjten, Trump paralajmëroi vendet anëtare të BRICS nëse përpiqen të zëvendësojnë dollarin amerikan si monedhë rezervë duke përsëritur kërcënimin me tarifa 100 %.
Por zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se BRICS, anëtare e të cilit është Rusia, nuk po fliste për krijimin e monedhës së vet, por thjesht për krijimin e platformave të përbashkëta të investimeve.
“Kjo nuk është hera e parë që Trump bën deklarata të tilla, nuk është e re. Ka pasur deklarata të tilla edhe më parë, kur ai ishte vetëm president i zgjedhur,” u tha Peskov gazetarëve.
“Çështja është se BRICS nuk po flet për krijimin e një monedhe të përbashkët, as nuk e ka bërë ndonjëherë. BRICS po flet për krijimin e platformave të reja të investimeve të përbashkëta që do të lejonin investime të përbashkëta në vendet e treta, investime të ndërsjella e kështu me radhë,” tha Peskov./abcnews.al