Kremlini: Putin, i gatshëm të bisedojë me Zelenskyn nëse është e nevojshme. Anëtarësimi në BE, e drejtë sovrane e Ukrainës
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin do të ishte i gatshëm të bisedonte me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky “nëse është e nevojshme”. Megjithatë, ai vuri në dyshim legjitimitetin e Zelenskyt si president i Ukrainës, duke pasur parasysh se nuk janë mbajtur zgjedhje në vend që nga fillimi i [...]Read More...

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin do të ishte i gatshëm të bisedonte me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky “nëse është e nevojshme”.
Megjithatë, ai vuri në dyshim legjitimitetin e Zelenskyt si president i Ukrainës, duke pasur parasysh se nuk janë mbajtur zgjedhje në vend që nga fillimi i pushtimit rus tre vjet më parë.
“Vetë Putin tha se do të ishte i gatshëm të negocionte me Zelenskyn, nëse ishte e nevojshme, por baza ligjore e marrëveshjeve është e diskutueshme duke pasur parasysh realitetin se legjitimiteti i Zelenskyt mund të vihet në pikëpyetje”.
Peskov tha gjithashtu se çështja e anëtarësimit në Bashkimin Evropian është e drejtë sovrane e Ukrainës dhe Rusia nuk ka ndërmend t’i diktojë Kievit se si t’i qaset çështjes, por Moska do të vendosë një vijë të kuqe në lidhje me aleancat ushtarake.
“Po flasim për proceset integruese dhe ekonomike. Dhe në këtë drejtim, natyrisht, askush nuk mund t’i diktojë asgjë asnjë vendi dhe ne nuk do ta bëjmë këtë”, tha ai./abcnews.al