Kryeministri Kurti bie pre e mashtrimit të komedianëve rusë
Komedianët e njohur rusë “Vovan & Lexus” kanë publikuar një video të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke pretenduar se ai ka rënë pre e mashtrimit të tyre. Sipas tyre, Kurti ka biseduar me ta duke menduar se po komunikonte me presidentin e Letonisë. Në videon e publikuar, e cila duket se është një bisedë […] The post Kryeministri Kurti bie pre e mashtrimit të komedianëve rusë appeared first on Albinfo.

Komedianët e njohur rusë “Vovan & Lexus” kanë publikuar një video të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke pretenduar se ai ka rënë pre e mashtrimit të tyre. Sipas tyre, Kurti ka biseduar me ta duke menduar se po komunikonte me presidentin e Letonisë.
Në videon e publikuar, e cila duket se është një bisedë online, Kurti flet në anglisht dhe trajton çështje të ndryshme, duke përmendur “luftën hibride” kundër tij.
Komedianët rusë “Vovan & Lexus” janë të njohur për mashtrimet e tyre me personalitete të larta, duke përfshirë Hillary Clinton, Boris Johnson dhe Kamala Harris. Në të kaluarën, edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj ishte mashtruar nga ta në vitin 2019, transmeton albinfo.ch.
The post Kryeministri Kurti bie pre e mashtrimit të komedianëve rusë appeared first on Albinfo.