Kryetari i PDK-së Bedri Hamza kërkon krijimin e institucioneve pa vonesë

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza kërkon krijimin e institucioneve pa vonesë

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza kërkon krijimin e institucioneve pa vonesë

Kryetari i Partisë Demokratike të KosovësBedri Hamza, zhvilloi sot një takim me deputetët e zgjedhur të PDK-së, gjatë të cilit u diskutua për situatën aktuale politike dhe domosdoshmërinë e krijimit të institucioneve të reja në Kosovë.

Gjatë takimit, u theksua se procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve duhet të përmbyllet pa vonesa të mëtejshme. Vazhdimi i bllokadës institucionale nga ana e partisë në pushtet, pas një periudhe të gjatë pasigurie politike dhe zgjedhjesh të njëpasnjëshme, vetëm e thellon krizën, pengon zhvillimin ekonomik dhe dëmton interesin e qytetarëve dhe të shtetit.

Deputetët e zgjedhur të PDK-së theksuan se Kosovës i duhen institucione të afta për t’u përballur me sfidat aktuale, duke u fokusuar në prioritetet e qytetarëve: zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, forcimin e shtetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Bedri Hamza i kërkoi subjektit politik që ka dalë i pari në zgjedhje të marrë pa vonesë përgjegjësinë kushtetuese dhe politike që i takon për zhbllokimin e procesit të krijimit të institucioneve.

Sipas Bedrit Hamza, Kosova ka nevojë urgjente për stabilitet politik, institucione funksionale dhe vendimmarrje që u përgjigjet pritjeve të qytetarëve, jo për zvarritje të proceseve që dëmtojnë interesin publik dhe të ardhmen e vendit.

Me pak fjalë

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza ka thirrur për krijimin e institucioneve të reja pa vonesë, duke theksuar se bllokada politike dëmton zhvillimin e vendit. Partia kërkon që subjektet politike të marrin përgjegjësinë e tyre për stabilizimin e situatës në Kosovë.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.