Ku do të ketë balotazh

Sipas rezultateve preliminare, në Prishtinë do të përballen Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me Hajrulla Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) The post Ku do të ketë balotazh appeared first on Albinfo.

Ku do të ketë balotazh

Pas numërimit të shumicës së votave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë, të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) tregojnë se një pjesë e mirë e komunave do ta organizojnë rundin e dytë të zgjedhjeve lokale – më 9 nëntor – për t’i përcaktuar kryetarët e rinj.

Sipas rezultateve preliminare, në Prishtinë do të përballen Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me Hajrulla Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), transmeton albinfo.ch.

Në Prizren, Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të garojë me Artan Abrashin e LVV-së.

Në Pejë, Gazmend Muhaxheri i LDK-së do të përballet me Taulant Kelmendin e LVV-së.

Në Junik do të përballen Ruzhdi Shehu i LDK-së me Agron Kuçin e AAK-së.

Në Dragash, përballja do të jetë mes Bexhet Xheladinit të LDK-së dhe Shaban Shabanit të PDK-së.

Në Gjakovë pritet të përballet Ardian Gjini i AAK-së me Ardian Golën e LVV-së.

Në Kaçanik do të përballen Sabedin Vishi i PDK-së me Jeton Rakën e LVV-së.

Në Fushë Kosovë do të ketë garë mes Valon Prebrezës së LVV-së dhe Besnik Osmanit të LDK-së.

Në Mitrovicën e Jugut, gara do të zhvillohet mes Arian Tahirit të PDK-së dhe Faton Pecit të LVV-së. Në Rahovec do të përballen Smajl Latifi i AAK-së me Ali Dulën e LVV-së.

Në Suharekë, gara do të zhvillohet mes Bali Muharremajt të AAK-së dhe Ardian Shalës së LDK-së. Në Gjilan do të përballen Alban Hyseni i LVV-së me Arbër Ismajlin e LDK-së.

Në Viti do të ketë garë mes Sokol Halitit të LDK-së dhe Arsim Ademit të LVV-së. Në Vushtrri, përballja do të jetë mes Ferit Idrizit të PDK-së dhe Sylejman Mehollit të LVV-së. Në Obiliq do të përballen Xhafer Gashi i LDK-së me Halil Thaçin e LVV-së.

Në Klinë, përballja do të jetë mes Zenun Elezajt të AAK-së dhe Sokol Bashotës së PDK-së. Në Kllokot do të përballen Bozhidar Dejanoviq nga Lista Serbe me Sreqko Spasiqin nga Uniteti Kombëtar Serb.

Garën pa balotazh do ta përmbyllin: Agim Aliu i PDK-së në Ferizaj, Imri Ahmeti i LDK-së në Lipjan, Kadri Rahimaj nga LVV-ja në Kamenicë, Bashkim Ramosaj i AAK-së në Deçan, Ilir Ferati i LDK-së në Istog, Shpejtim Bulliqi i LVV-së në Podujevë, Sami Lushtaku i PDK-së në Skënderaj, Ekrem Kastrati në Malishevë dhe Ramiz Lladrovci nga partia Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin në Drenas.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, i ka fituar zgjedhjet në komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Kjo parti ka fituar edhe në Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh. Dalja në këto zgjedhje ka qenë 39 për qind.

Sipas të dhënave të KQZ-së, të drejtë vote kanë pasur 2.069.098 qytetarë. Rreth 44.000 prej tyre kanë mundur të votojnë me postë nga jashtë vendit në periudhën 17 shtator – 11 tetor.

Procesi është zhvilluar i qetë, pa ndonjë incident të madh.

The post Ku do të ketë balotazh appeared first on Albinfo.