Kufizimet financiare nga Trump, OKB në Gjenevë shkurton 250 vende pune

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), një agjenci e OKB-së, njoftoi se do të reduktojë fuqinë punëtore me 250 vende pune në selinë e saj në Gjenevë, për shkak të “shkurtimeve të paprecedentë” prej 30 për qind në donacionet e parashikuara për këtë vit. Kjo situatë është e lidhur ngushtë me një reduktim të ndjeshëm të […] The post Kufizimet financiare nga Trump, OKB në Gjenevë shkurton 250 vende pune appeared first on Albinfo.

Kufizimet financiare nga Trump, OKB në Gjenevë shkurton 250 vende pune

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), një agjenci e OKB-së, njoftoi se do të reduktojë fuqinë punëtore me 250 vende pune në selinë e saj në Gjenevë, për shkak të “shkurtimeve të paprecedentë” prej 30 për qind në donacionet e parashikuara për këtë vit. Kjo situatë është e lidhur ngushtë me një reduktim të ndjeshëm të projekteve të financuara nga Shtetet e Bashkuara në mbarë botën.

Në një njoftim për media, IOM theksoi se këto masa janë të nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e ndihmës humanitare për migrantët dhe komunitetet e cenueshme. “Këto vendime do të kenë një ndikim të thellë te kolegët tanë që i kanë kushtuar shumë vite misionit të IOM-it dhe që tani do të humbasin punën e tyre,” u shpreh organizata, shkruan 20minuten.

IOM do të vazhdojë të mbrojë çështjen e migrimit dhe zhvendosjes në qendër të debateve politike globale, duke theksuar se “bota nuk mund të përballojë të shikojë larg ndërsa nevojat rriten dhe burimet pakësohen”, përcjell albinfo.ch

The post Kufizimet financiare nga Trump, OKB në Gjenevë shkurton 250 vende pune appeared first on Albinfo.