“Kujdes mikrofonin”, Videoja e Eglit me parukierin bëhet virale – Dyshohet se jep informacione nga koha kur u largua nga shtëpia
Një video e Eglit teksa po rregullonte flokët nga parukieri i saj po qarkullon gjerësisht në rrjet, duke ngjallur reagime të shumta mes ndjekësve të Big Brother VIP Albania. Në video, ndërsa parukieri kujdesej për pamjen e saj, ai i tha me shaka: “Të kam marrë inat”. Egli, e habitur, e pyeti arsyen, ndërsa ai…

Në video, ndërsa parukieri kujdesej për pamjen e saj, ai i tha me shaka: “Të kam marrë inat”.
Egli, e habitur, e pyeti arsyen, ndërsa ai iu përgjigj: “Jashtë, s’u kujtove fare për mua”.Egli menjëherë u mbrojt, duke thënë: “Jo, e ke gabim, ne kemi folur në telefon”.
Parukieri i buzëqeshi dhe u përgjigj shkurt: “Po mirë”.
Egli vazhdoi të shpjegonte: “Po unë s’kam dalë fare nga shtëpia, o dritë. Vetëm kush më ka ardhur të më takojë në shtëpi”.
Në atë moment, dëgjohet një zë nga produksioni që i thotë: “Egli, kujdes mikrofonin”.
Kjo frazë ndezi menjëherë spekulime në rrjet, me shumë shikues që e interpretuan si një sinjal se Egli po jepte informacion të ndaluar, duke lënë të kuptohej se ajo nuk ka lënë fare shtëpinë e Big Brother.
Nga ana tjetër, fansat e saj dolën në mbrojtje, duke shpjeguar se Egli e kishte fjalën për shtëpinë e saj personale dhe jo për qëndrimin në shtëpinë e BBVA.
Debatet mes ndjekësve vazhdojnë, ndërsa videoja po shpërndahet me shpejtësi, duke nxitur diskutime mbi kuptimin e vërtetë të fjalëve të saj dhe nëse ka një keqkuptim të qëllimshëm nga publiku.
@gjestibigbrether4 #dashi_official007 #videoviral #bigbrother #fürdich #foruyou #albania #duett #pypシ #fyp ♬ Originalton – Gjesti007