Presidentja e Kosovës nderohet në Austri me “Çmimin për Evropën”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Austri në kuadër të një vizite zyrtare, ku sot është nderuar me “Çmimin për Evropën” nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi. Ky çmim prestigjioz, vlerëson kontributin e saj të qëndrueshëm për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe përkushtimin ndaj rrugës euroatlantike të Kosovës. Në të kaluarën, këtë çmim […] The post Presidentja e Kosovës nderohet në Austri me “Çmimin për Evropën” appeared first on Albinfo.

Presidentja e Kosovës nderohet në Austri me “Çmimin për Evropën”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Austri në kuadër të një vizite zyrtare, ku sot është nderuar me “Çmimin për Evropën” nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi.

Ky çmim prestigjioz, vlerëson kontributin e saj të qëndrueshëm për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe përkushtimin ndaj rrugës euroatlantike të Kosovës.

Në të kaluarën, këtë çmim e kanë marrë edhe figura të njohura ndërkombëtare si Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, Presidenti amerikan Ronald Reagan dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel, transmeton albinfo.ch.

Sipas fondacionit, Osmani u zgjodh për rolin e saj kyç në avancimin e vlerave evropiane në Kosovë dhe ndërtimin e marrëdhënieve të ngushta me partnerët ndërkombëtarë.

The post Presidentja e Kosovës nderohet në Austri me “Çmimin për Evropën” appeared first on Albinfo.