Kundër luftës së Izraelit/ Aktivistët pro palestinezë sulmojnë me bojë avionët britanikë

Aktivistë pro-palestinezë në Britani hynë të premten në një bazë të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) në Anglinë qendrore, ku dëmtuan dhe spërkatën me bojë të kuqe dy avionë ushtarakë të përdorur për furnizim me karburant dhe transport. Grupi i fushatës Palestine Action tha se dy nga aktivistët e tij kishin hyrë në bazën Brize Norton [...]Read More...

Kundër luftës së Izraelit/ Aktivistët pro palestinezë sulmojnë me bojë avionët britanikë

Aktivistë pro-palestinezë në Britani hynë të premten në një bazë të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) në Anglinë qendrore, ku dëmtuan dhe spërkatën me bojë të kuqe dy avionë ushtarakë të përdorur për furnizim me karburant dhe transport.

Grupi i fushatës Palestine Action tha se dy nga aktivistët e tij kishin hyrë në bazën Brize Norton në Oxfordshire, ku spërkatën me bojë motorët e avionëve Voyager (vuaja – zhë) dhe shkaktuan dëmtime të tjera me leva hekuri.

“Pavarësisht se dënon publikisht qeverinë izraelite, Britania vazhdon të dërgojë pajisje ushtarake, të fluturojë avionë zbulimi mbi Gazë dhe të furnizojë me karburant avionët luftarakë amerikanë dhe izraelitë,” tha grupi në një deklaratë, duke postuar edhe një video të incidentit në rrjetin X.

“Britania nuk është thjesht bashkëfajtore, ajo është pjesëmarrëse aktive në gjenocidin në Gaza dhe krimet e luftës në Lindjen e Mesme.”

Kryeministri Britanik Keir Stamer dënoi aktin e vandalizmit duke shkruar se ky është një akt I turpshëm. Kreu I qeverisë Britanike shkroi në X se Forcat e Armatosura përfaqësojnë më të mirën e Britanisë duke vënë në rrezik jetën e tyre për mbrojtjen e vendit. Eshtë përgjegjësia jonë të mbështesim ata që na mbrojnë shkroi Starmer.

Policia tha se po heton raportin për hyrje të paligjshme në bazën ajrore dhe dëmtime kriminale.

Palestine Action është një ndër grupet që ka sulmuar vazhdimisht kompani të mbrojtjes dhe të tjera në Britani që kanë lidhje me Izraelin që nga fillimi i konfliktit në Gaza.
Grupi bëri të ditur se kishte spërkatur me bojë edhe pistën e bazës ajrore dhe kishte lënë aty një flamur palestinez. / abcnews.al