Kuqezinjtë vazhdojnë përgatitjet intensive për përballjen me Serbinë
Kombëtarja shqiptare e futbollit po vijon me intensitet përgatitjet e fundit për ndeshjen ndaj Serbisë, e cila do të zhvillohet këtë të shtunë në mbrëmje në stadiumin “Air Albania”. Ky duel i rëndësishëm është pjesë e fazës kualifikuese për Botërorin “SHBA 2026”. Sot, në “Shtëpinë e Futbollit”, kuqezinjtë zhvilluan seancën e tyre të tretë stërvitore, […] The post Kuqezinjtë vazhdojnë përgatitjet intensive për përballjen me Serbinë appeared first on Albinfo.

Kombëtarja shqiptare e futbollit po vijon me intensitet përgatitjet e fundit për ndeshjen ndaj Serbisë, e cila do të zhvillohet këtë të shtunë në mbrëmje në stadiumin “Air Albania”. Ky duel i rëndësishëm është pjesë e fazës kualifikuese për Botërorin “SHBA 2026”.
Sot, në “Shtëpinë e Futbollit”, kuqezinjtë zhvilluan seancën e tyre të tretë stërvitore, nën drejtimin e trajnerit brazilian Silvinho. Loja taktike dhe përgatitjet atletike ishin në fokus, me lojtarët që treguan përkushtim maksimal.
Megjithatë, një shqetësim i vogël ka mbërthyer stafin teknik: sulmuesi Rej Manaj, i cili mungoi në seancën e djeshme për shkak të një gripi, sot u stërvit në mënyrë të veçantë, larg skuadrës, duke mbajtur ende dyshime për gjendjen e tij, përcjell albinfo.ch.
Ndeshja pritet të nisë në orën 20:45 më 7 qershor.
The post Kuqezinjtë vazhdojnë përgatitjet intensive për përballjen me Serbinë appeared first on Albinfo.