“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë

Kryeministri Edi Rama u rikthye në sallën e Universitetit të Arteve ku më 18 dhjetor të 35 viteve më parë ai së bashku me Ardian Klosin mbajtën të parat tubime të mëdha që quheshin refleksione. Për emisionin “Opinion”, Rama tregoi vështirësitë për të përmendur emrin e diktatorit Enver Hoxhën, frikën se çfarë mund të ndodhte […]

“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë

Kryeministri Edi Rama u rikthye në sallën e Universitetit të Arteve ku më 18 dhjetor të 35 viteve më parë ai së bashku me Ardian Klosin mbajtën të parat tubime të mëdha që quheshin refleksione.

Për emisionin “Opinion”, Rama tregoi vështirësitë për të përmendur emrin e diktatorit Enver Hoxhën, frikën se çfarë mund të ndodhte dhe faktin se kur emri u përmend u duk sikur u “bë gol”.

“Unë e mbaj mend shumë mirë, kur ne kemi qenë në shtëpinë e Ardianit natën, duke shkruar për Enver Hoxhën, emri, emri. Emrin Enver Hoxha që është koha për të rishikuar figurën e Enver Hoxha, emri Enver Hoxha në një ekran kompjuteri të shkruar si material armiqësor e kemi fshirë disa herë. Ishte një gjë që nuk e di. Ishte e kombinuar. Nga një anë ishte hera e parë që e shikoje të shkruar si një material armiqësor, dilte nga ne dhe në fund fare, në mos gabohem, i them Ardianit që fshije dhe nesër kur ta printojmë do ta shkruajmë. E shkruajtëm para se të vinim këtu. Ndoshta ishte edhe ideja kushedi çfarë ndodh natën, mund të vijnë të marrin kompjuterin. Ajo që ka ndodhur atë ditë, kur unë kam përmendur emrin e Enver Hoxhës ishte tamam si seancë ekzorcizmi, këtu u ngritën të gjithë njerëzit në këmbë. Jo reagoi, ishte sikur u bë një gol dhe kapeshin njerëzit për qafe, hidhnin gjërat, shallet”, tha Rama.