Kurani i rrallë i xhamisë së Prezës, dhuratë nga presidenti turk Erdogan

Një Kuran i rrallë dhe i veçantë i është dhuruar xhamisë në Kalanë e Prezës nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, disa vite më parë. Ky Kuran unik peshon rreth 17 kilogramë, ka përmasa mbresëlënëse – 60 cm gjatësi dhe 42 cm gjerësi – dhe fletët e tij janë të punuara në lëkurë. Ndonëse

Kurani i rrallë i xhamisë së Prezës, dhuratë nga presidenti turk Erdogan

Një Kuran i rrallë dhe i veçantë i është dhuruar xhamisë në Kalanë e Prezës nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, disa vite më parë. Ky Kuran unik peshon rreth 17 kilogramë, ka përmasa mbresëlënëse – 60 cm gjatësi dhe 42 cm gjerësi – dhe fletët e tij janë të punuara në lëkurë.

Ndonëse përmban të njëjtin tekst dhe të njëjtat sure si çdo Kuran tjetër, përbërja dhe mënyra e realizimit e bëjnë këtë kopje të veçantë. Kaligrafia e përdorur pasqyron mjeshtërinë osmane, me zbukurime shumëngjyrëshe dhe art të rafinuar që e dallojnë nga botimet e zakonshme.

Ky Kuran i veçantë ruhet në një arkë të mbyllur me xham, brenda xhamisë së Kalasë së Prezës – rreth 20 kilometra në verilindje të Tiranës – dhe mund të shihet nga besimtarë e turistë që vizitojnë këtë monument historik.

Kurani është riprodhuar nga Fondacioni i Arteve Klasike Turke, ndërsa dorëshkrimi origjinal, vepër e kaligrafit të njohur osman Ahmed Karahisari, ruhet në Stamboll. Sipas të dhënave historike, është shkruar në vitin 1697 sipas kalendarit diellor (1107 sipas kalendarit hënor), mbi 300 vite më parë.

Xhamia ku ruhet ky Kuran i rrallë ka një histori të pasur. Sipas gojëdhënave, objekti fillimisht ka qenë një kishë 8 me 5 metra, e cila më vonë, pas ardhjes së osmanëve dhe kalimit të shumicës së popullsisë së Prezës në fenë islame, u shndërrua në xhami. Me rritjen e numrit të besimtarëve, xhamia u zgjerua tre herë, gjë që shpjegon praninë e tre vendeve për imamët – një tipar i rrallë për objektet fetare./ABC