Kurti ishte me bashkëshorten në festën e Ambasadës Amerikane
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë. Në një postim në platformën X, Kurti ka falënderuar të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, për mikpritjen në mbrëmjen festive. “Faleminderit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë.
Në një postim në platformën X, Kurti ka falënderuar të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, për mikpritjen në mbrëmjen festive.
“Faleminderit të Ngarkuarës me Punë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, për pritjen e mbrëmshme me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Jemi mirënjohës për miqësinë e qëndrueshme dhe vlerat e përbashkëta që e bëjnë bashkëpunimin tonë gjithnjë e më të fortë dhe më domethënës”, shkroi Kurti.