Kurti mbledh për herë të parë Komitetin Organizativ të Lojërave Mesdhetare

Kurti mbledh për herë të parë Komitetin Organizativ të Lojërave Mesdhetare

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare, duke shënuar fillimin zyrtar të përgatitjeve për organizimin e një prej ngjarjeve më të mëdha sportive që do të mbahet në vend, përcjell albinfo.ch.

Në takim morën pjesë ministri i Sportit, Blerim Gashani, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, si dhe përfaqësues të komunitetit sportiv.

Gjatë mbledhjes u diskutua për koordinimin institucional dhe hapat që duhet të ndërmerren për përgatitjen e infrastrukturës dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare, të cilat pritet të sjellin sportistë dhe delegacione nga shumë vende të rajonit mesdhetar.

Autoritetet e konsiderojnë organizimin e kësaj ngjarjeje një mundësi të rëndësishme për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe për zhvillimin e sportit dhe infrastrukturës sportive në vend./Albinfo.vh

The post Kurti mbledh për herë të parë Komitetin Organizativ të Lojërave Mesdhetare appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.