Kurti, Rama e Mickoski ndryshojnë, Trumpi jo: E njëjta pozë dhe i njëjti gisht i presidentit amerikan në tri fotografitë

Në fotografitë e shefit të Shtëpisë së Bardhë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ram dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, bie në sy një gjë e çuditshme
Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kryeministrat e rajonit të Ballkanit e kanë takuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. sikurse Kurti edhe homologut e tij nga rajoni kanë publikuar realizimin e fotografive me presidentin amerikan.
Megjithatë, në fotografitë e shefit të Shtëpisë së Bardhë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ram dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, bie në sy një gjë e çuditshme.
Në të tria fotografitë vërehet një detaj i përbashkët në pozicionimin e Trumpit.
Presidenti amerikan qëndron në të njëjtën mënyrë në të tria pozat, ndërsa në secilën fotografi mban dorën e djathtë në të njëjtin pozicion dhe ngre gishtin e madh.
Ndryshojnë vetëm personat që qëndrojnë përkrah tij, ndërsa poza e Trumpit mbetet pothuajse identike në të tria fotografitë.
Këto fotografi janë komentuar dhe shpërndarë nga kryeministra e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Kryeministri Albin Kurti, ka treguar se ka arritur të realizoi një fotografi me presidentin e ShBA-së, Donald Trupm.
Ai ka bërë me dije se një gjë të tillë e ka realizuar në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në profilin e tij në Facebook, Kurti ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor i Kosovës.
“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump. E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kryeministri shqiptar fotografinë me Donald Trump e ka publikua dje.
Madje, ai ka ironizuar me kritiket e tij.
“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me lA. Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prapë si kokrrat e kandarit”, ka shkruar Ram.
Pozicion të njëjtë presidenti amerikan ka marrë edhe në fotografinë me kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Ky i fundit, në profilin e tij në Facbook, ka shkruar për raportet e mira në mes të dy vendeve.
“Maqedonia dhe SHBA, aleancë e bazuar në besim, mbështetje dhe miqësi.” ka shkruar Mickoski. (Nacionale.com)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



