Kurti: E ngutshme kjo nismë për ndryshimin e ligjit për Specialen, s’jemi të bindur për dobinë e kësaj

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk kanë pasur mjaftueshëm kohë për ta analizuar ligjin për Gjykatën Speciale, për ta shqyrtuar ndryshimin.
Kurti tha në seancën e jashtëzakonshme se “nuk jemi të bindur për dobinë e këtij ligji”, duke iu referuar propozimit të PDK-së.
“Ka qenë një kohgë shumë e shkurtër për ta analizuar si duhet ligjin, aq më tepër kur ende nuk e kemi aktgjykimin në formën e tij të prerë”, tha ai.
“Ne konsiderojmë se këto lëvizje për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale janë të ngutshme dhe nuk janë analizuar e menduar sa duhet”, tha Kurti.
Kryeministri tha se këto janë veprime të ngutshme, siç ishte i ngutshëm votimi i Gjykatës Speciale në vitin 2015.
“Atëherë nuk na keni dëgjuar. Të paktën sot do të duhej të na konsultonit dhe të na jepnit kohën e nevojshme që çështja të trajtohet shumë më seriozisht”, tha ai.
Kurti tha se duhet “strategji serioze për Hagën”.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



