Kurti pas takimit me zyrtarin amerikan: Kosova do të mbetet gjithmonë partnere e besueshme e SHBA-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është zotuar se Kosova do të jetë gjithmonë një partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi të shtunën me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, raporton albinfo.ch. Takimi u mbajt në […] The post Kurti pas takimit me zyrtarin amerikan: Kosova do të mbetet gjithmonë partnere e besueshme e SHBA-së appeared first on Albinfo.

Kurti pas takimit me zyrtarin amerikan: Kosova do të mbetet gjithmonë partnere e besueshme e SHBA-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është zotuar se Kosova do të jetë gjithmonë një partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi të shtunën me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, raporton albinfo.ch.

Takimi u mbajt në kuadër të një darke pune në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, dhe në të morën pjesë edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, përfshirë bashkëpunimin në fushën e investimeve, diplomacisë dhe mbrojtjes. Një vëmendje e veçantë iu kushtua progresit të Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.

“Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje z. Hanrahan në Kosovë, teksa theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat i palëkundur për vendin tonë dhe Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë partner i besueshëm i tyre”, thuhet në deklaratë, raporton albinfo.ch.

Kurti shprehu mirënjohjen e tij dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme të SHBA-së, ndërsa shfaqi gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të raporteve dypalëshe.

Në takim u diskutuan gjithashtu zhvillimet aktuale politike në vend, bashkëpunimi rajonal si dhe raportet me Serbinë.

Vizita e Hanrahan në Kosovë pason atë në Serbi, raporton albinfo.ch.

The post Kurti pas takimit me zyrtarin amerikan: Kosova do të mbetet gjithmonë partnere e besueshme e SHBA-së appeared first on Albinfo.