Kurti për çerdhen në Gjilan: Kushton 855 mijë euro, përfundon për 12 muaj

Kryeministri Kurti sot ka vënë gurthemelin e një çerdheje në Gjilan, duke e shpërfillur kështu Gjykatën që e obligoi të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar. Kurti ka thënë se kostoja e kësaj çerdheje është 855 mijë euro, ka afër 900 metra katrorë dhe ka kapacitet për 80 fëmijë. Ai ka shtuar se

Kurti për çerdhen në Gjilan: Kushton 855 mijë euro, përfundon për 12 muaj

Kryeministri Kurti sot ka vënë gurthemelin e një çerdheje në Gjilan, duke e shpërfillur kështu Gjykatën që e obligoi të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar.

Kurti ka thënë se kostoja e kësaj çerdheje është 855 mijë euro, ka afër 900 metra katrorë dhe ka kapacitet për 80 fëmijë.

Ai ka shtuar se kjo çerdhe do të përfunojë për 12 muaj.

“Jemi këtu bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci dhe me kryetarin e Komunës së Gjilanit, nikoqirin tonë, Alban Hysenin, për të vënë gurthemelin e çerdhes së gjashtë gjatë mandatit tonë në Komunën e Gjilanit. Kur e kemi marrë pushtetin ekzekutiv, kemi ardhur në qeverisje të këtij vendi, të cilin e kemi realizuar pas fitores së madhe të shkurtit të vitit 2021 nuk e kemi gjetur asnjë çerdhe në Gjilan të finacuar nga MASHTI. Gjithashtu, kur ka ardhur në pushtet ekzekutiv në Gjilan, Alban Hyseni, kur ka fillu qeverisja e mirë në komunën e Gjilanit, pas zgjedhjeve të vjeshtës së vitit 2021, këtu nuk ka pasur kujdes për fëmijët as në kuptimin institucional dhe as në kuptimin social. Prandaj është ditë e lumtur për të gjithë qytetarët e Gjilanit. Unë i përgëzoj edhe deputetët që janë këtu me neve, gjithashtu edhe aktivistët, për këtë ditë të shënuar kur po vëmë gurthemelin, po e bëjmë vendosjen e këtij gurthemeli për çerdhen e gjashtë në komunën e Gjilanit, në këtë kryeqytet të Anamoravës. Ka kushtuar gjithsej projekti rreth 855 mijë euro, do t’i ketë afër 900 metra katrorë. Do të jetë për 80 fëmijë dhe punimet e këtij projekti, siç është paraparë, do të përmbyllen për 12 muaj. Pra, lajm i mirë për fëmijët, lajm i mirë për prindërit dhe lajm i mirë për Komunën e Gjilanit. Urime ministre Arbërie dhe urime Kryetar Alban”, ka thënë Kurti.