Kurti Flet se PDK dhe LDK Po Sillen Me Keq se Fatmir Limaj

Kurti Flet se PDK dhe LDK Po Sillen Me Keq se Fatmir Limaj

Kurti: PDK dhe LDK Po Sillen Me Keq se Fatmir Limaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka fituar një videoje ku ai lë fajtore opozitën nëse shkojmë në zgjedhje. Sipas tij, PDK dhe LDK po sillen me keq se Fatmir Limaj.

Kurti ka thënë se legjislatura aktuale e kuvendit duhet që ta zgjedhë kryetarin e shtetit dhe që të shmangë zgjedhjet, sepse ato janë të panevojshme dhe humbet kohë. Ai ka vlerësuar gjithashtu se zgjedhjet e reja nuk do të sjellin zgjidhje dhe ka paralajmëruar edhe zgjedhje të reja në vjeshtë apo në dimër.

‘’Demokracia duhet të bazohet në vullnetin e popullit dhe në rezultatin zgjedhor, jo në marrëveshje politike që e anashkalojnë dhe shkelin atë. Pa respektimin e vullnetit të qytetarëve nuk mund të ketë marrëveshje politike. Ndërkaq, qëllimi është të shmangen zgjedhjet e përsëritura dhe të sigurohet stabiliteti institucional’’, ka thënë Kurti.

Më tej, ai ka kritikuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke thënë se këta dy ‘’po sillen me keq se Fatmir Limaj vitin e kaluar’’. Kurti ka thënë gjithashtu se zgjedhjet do të koston Kosovës të paku 10 milionë euro dhe do të humbim shumë dhjetëra miliona euro të tjerë nga bashkësia ndërkombëtare.

Deklarimi i plotë i Albin Kurtit:

Të dashur qytetarë,

Pas 10 muajsh bllokadë gjatë vitit 2025, në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit që lamë pas populli i Kosovës foli më qartë se asnjëherë më parë në periudhën e pasluftës. Është obligim i secilit subjekt politik e lider partie të sillet në përputhje me atë vullnet të shprehur.

Legjislatura e 10-të e ka zgjedhur kryesinë e Kuvendit dhe Qeverinë. Ajo tash duhet ta zgjedhë presidentin dhe të shmangë zgjedhjet sepse ato janë të panevojshme dhe humbin kohë dhe mjete të buxhetit të Kosovës. Organizimi i zgjedhjeve të reja do t’i kushtonte Kosovës së paku 10 milionë euro, mandej për shkak të mungesës së funksionimit të Kuvendit do të humbisnim shumë dhjetëra miliona euro të tjerë nga bashkësia ndërkombëtare, ndërkohë që rezultatet e zgjedhjeve të sërishme do të mund të ishin pak a shumë të përafërta me ato ekzistuese.

Meqënëse problemi kryesor mbetet nevoja për 80 deputetë për kuorum te çështja e Presidentit, zgjedhjet nuk do të sjellin zgjidhje. Rezultati i zgjedhjeve duhet të pranohet dhe të respektohet, sepse ai përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe bazën e demokracisë. Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV) ka siguruar shumicën e votave dhe të deputetëve, prandaj kërkon që ky rezultat të merret parasysh në proceset politike dhe në vendimmarrje. Nëse shkojmë në zgjedhje në qershor, dhe LVV me partnerët (GUXO, Alternativa e pakicat) nuk