Kurti reagon pas “mashtrimit” nga komedianët rusë
Komedianët e njohur rusë “Vovan & Lexus” kanë publikuar një video të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke pretenduar se ai ka rënë pre e mashtrimit të tyre. Sipas tyre, Kurti ka biseduar me ta duke menduar se po komunikonte me presidentin e Letonisë. Zyra e Kryeministrit në Kosovë ka reaguar duke sqaruar rrethanat. “Ngjarja […] The post Kurti reagon pas “mashtrimit” nga komedianët rusë appeared first on Albinfo.

Komedianët e njohur rusë “Vovan & Lexus” kanë publikuar një video të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke pretenduar se ai ka rënë pre e mashtrimit të tyre. Sipas tyre, Kurti ka biseduar me ta duke menduar se po komunikonte me presidentin e Letonisë.
Zyra e Kryeministrit në Kosovë ka reaguar duke sqaruar rrethanat.
“Ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, pak pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, në një periudhë kur kryeministri Kurti po pranonte mesazhe të shumta urimi dhe thirrje për rezultatin e zgjedhjeve. Për shkak të kohës, jo gjithmonë ishte e mundur të kryheshin verifikimet e plota të çdo telefonate”, thuhet në sqarim.
Tutje thuhet se ky incident lidhet me shtetin e Rusisë.
“Ky incident fatkeq përforcon atë që kemi e ditur prej kohësh: Rusia është e fiksuar pas Kosovës dhe vazhdon ta ketë cak vendin tonë. Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Sputnik Serbia dhe Russia Today (RT) publikuan mbi 60 lajme të rreme dhe artikuj dezinformues, duke ndërhyrë në procesin tonë demokratik, siç dokumentohet nga Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve. Teksa na vjen keq që kryeministri Albin Kurti u bë shënjestër e një thirrje të tillë, ky episod rikonfirmon qëndrimet parimore dhe konsistente të kryeministrit Kurti për çështjet kyçe, si në biseda publike ashtu edhe në ato private”, përfundon sqarimin Zyra e Kryeministrit.
The post Kurti reagon pas “mashtrimit” nga komedianët rusë appeared first on Albinfo.