Kurti sjell lajme të mira: Jemi shumë afër zgjedhjes së presidentit!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e parë të Qeverisë ka folur rreth zgjedhjes së Presidentit, ku tha se janë afër kryerjes së kësaj çështje, sa që do të ishte e pafalshme të shkohet sërish në zgjedhje.“Andaj si kryeministër i Republikës, por edhe si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje subjektit më të madh në vend e Kuvend. Ju bëj thirrje liderëve politikë, kolegëve të mi, deputetëve le ta zgjidhim çështjen e presidentit, t’i japim vendit tonë institucionin në përputhje me vullnetin qytetar dhe le të ecim përpara së bashku, ashtu siç i takon Republikës sonë dhe ashtu siç presin qytetarët tanë”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



