Kurti u takua me një grup investitorësh në Davos, në Shtëpinë e Kosovës
Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në Shtëpinë e Kosovës (House of Kosova), e filloi qëndrimin e tij në Zvicër Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjersa takoi një grup investitorësh strategjikë. Në takim kryeministri shoqërohej nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Takimi ishte i fokusuar në investimet në energji e ku kryeministri theksoi […] The post Kurti u takua me një grup investitorësh në Davos, në Shtëpinë e Kosovës appeared first on Albinfo.

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në Shtëpinë e Kosovës (House of Kosova), e filloi qëndrimin e tij në Zvicër Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjersa takoi një grup investitorësh strategjikë. Në takim kryeministri shoqërohej nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Takimi ishte i fokusuar në investimet në energji e ku kryeministri theksoi se Kosova po investon në vazhdimësi, që të arrijmë sa më shumë pavarësi e siguri energjetik, njofton Qeveria e Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Aty u tha se Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031, është thelbësore dhe qëndron si pikë kyçe e avancimit energjetik të vendit dhe tranzicionit të drejtë, drejt energjisë së ripërtëritshme.
Kryeministri Kurti i ftoi grupin e investitorëve që të investojnë në Kosovë e të shfrytëzojnë kushtet e favorshme për investim e veçanërisht në sektorin e energjisë, që mbetet sektor kyç për zhvillimin e vendit.
The post Kurti u takua me një grup investitorësh në Davos, në Shtëpinë e Kosovës appeared first on Albinfo.