Kurti uron 4 Korrikun, flet për themelet e aleancës Kosovë – SHBA

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, duke thënë se aleanca mes Kosovës dhe SHBA-së është e përjetshme. “Deklarata e Pavarësisë së SHBA-së përmban një nga vizionet më të fuqishme të lirisë dhe barazisë të njohura në botë. Ai vizion – dhe vlerat e përbashkëta që ai shpreh – përbëjnë themelin e […]

Kurti uron 4 Korrikun, flet për themelet e aleancës Kosovë – SHBA

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, duke thënë se aleanca mes Kosovës dhe SHBA-së është e përjetshme.

“Deklarata e Pavarësisë së SHBA-së përmban një nga vizionet më të fuqishme të lirisë dhe barazisë të njohura në botë. Ai vizion – dhe vlerat e përbashkëta që ai shpreh – përbëjnë themelin e aleancës së kombeve tona. Ashtu si ai vizion është i përjetshëm, po ashtu është edhe aleanca. Gëzuar 4 Korrikun!”, ka shkruar Kurti në Twitter.

4 Korrikun e ka uruar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Gëzuar 4 korrikun për Presidentin Biden, miqtë dhe aleatët tanë amerikanë! Sot, ne bashkohemi me ju për të festuar kombin tuaj të madh, idealet dhe vlerat për të cilat rreh zemra e çdo amerikani dhe çdo kosovari. Le të vazhdojë të forcohet partneriteti ynë i palëkundur!”, ka shkruar ajo.