Kurti vizitë për ngushëllime tek familja e veteranit Afrim Idrizi
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Idrizi në Gjakovë. Ai i shprehu ngushëllime familjes për humbjen e më të dashurit të tyre, Afrim Idrizi, aktivist i çështjes kombëtare, luftëtar dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryeministri vlerësoi lart kontributin e të ndjerit dhe të familjes Idrizi, që

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Idrizi në Gjakovë.
Ai i shprehu ngushëllime familjes për humbjen e më të dashurit të tyre, Afrim Idrizi, aktivist i çështjes kombëtare, luftëtar dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryeministri vlerësoi lart kontributin e të ndjerit dhe të familjes Idrizi, që ka dhënë për liri edhe dëshmorin Bashkim Idrizi, për çështjen kombëtare, çlirimin e vendit, si dhe kontributin në paqe./KP