Kusari: Vuçiq dhe banda e tij në veri po përpiqen ta destabilizojnë rajonin

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe banda e tij përpiqen ta destabilizojnë Kosovën. Kusari, përmes një postimi në Twitter, ku bashkëngjiti edhe artikullin e 11 majit të mediumit New Jork Times për ndikimin e Vuçiqit për përshkallëzimin e situatës në Kosovë, tha se kjo do […]

Kusari: Vuçiq dhe banda e tij në veri po përpiqen ta destabilizojnë rajonin

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe banda e tij përpiqen ta destabilizojnë Kosovën.

Kusari, përmes një postimi në Twitter, ku bashkëngjiti edhe artikullin e 11 majit të mediumit New Jork Times për ndikimin e Vuçiqit për përshkallëzimin e situatës në Kosovë, tha se kjo do t’i kthehet bumerang atij nga populli i vet.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe banda e tij plotësisht të pranishëm në veri të Kosovës dhe përpiqet fuqishëm të destabilizuar të gjithë rajonin. Fatkeqësisht Vuçiqit, do t’i kthehet bumerang nga njerëzit e tij”, ka shkruar Kusari në Twitter.

Protesta kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, u paralajmëruan edhe për sot.

Qysh në orët e para të mëngjesit ka filluar pozicionimi i Policisë së Kosovës dhe KFOR në komunën e Zubin Potokut.

Misioni i NATO-s në Kosovë ka bërë të ditur se janë 30 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit.