Kushtetuesja i vë afat Kuvendit: Seanca konstituive duhet të përfundojë brenda 30 ditësh
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar të enjten se seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë brenda afatit prej 30 ditësh, duke nisur nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, raporton albinfo.ch. Ky konstatim është pjesë e aktgjykimit të publikuar lidhur me kërkesën e Aleancës për […] The post Kushtetuesja i vë afat Kuvendit: Seanca konstituive duhet të përfundojë brenda 30 ditësh appeared first on Albinfo.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar të enjten se seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë brenda afatit prej 30 ditësh, duke nisur nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, raporton albinfo.ch.
Ky konstatim është pjesë e aktgjykimit të publikuar lidhur me kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila kishte kontestuar mënyrën e votimit për kryetar të Kuvendit, duke kundërshtuar kalimin nga votimi i hapur në atë të fshehtë.
Gjykata ka vlerësuar se seanca e nisur më 15 prill dhe vazhdimet e saj deri më sot nuk janë zhvilluar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Sipas aktgjykimit, afati 30-ditor për përfundimin e seancës konstituive është një obligim kushtetues që duhet respektuar në mënyrë të plotë.
“Gjykata Kushtetuese thekson se afati 30-ditor është detyrim kushtetues dhe nuk mund të tejkalohet. Ky afat fillon nga dita kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve,” thuhet në vendimin e publikuar, raporton albinfo.ch.
The post Kushtetuesja i vë afat Kuvendit: Seanca konstituive duhet të përfundojë brenda 30 ditësh appeared first on Albinfo.