Kushtetuta ia ndalon, por Donald Trump planifikon të kandidojë për mandatin e tretë si president

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë sërish se mund të kandidojë edhe për një mandat të tretë si president, ndonëse Kushtetuta nuk e lejon këtë. Trump duke folur për “NBC News”, ka thënë se “nuk po bën shaka”, kur i është kërkuar t’i qartësojë deklaratat e mëhershme ku kishte thënë mendon të kandidojë edhe [...]Read More...

Kushtetuta ia ndalon, por Donald Trump planifikon të kandidojë për mandatin e tretë si president

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë sërish se mund të kandidojë edhe për një mandat të tretë si president, ndonëse Kushtetuta nuk e lejon këtë.

Trump duke folur për “NBC News”, ka thënë se “nuk po bën shaka”, kur i është kërkuar t’i qartësojë deklaratat e mëhershme ku kishte thënë mendon të kandidojë edhe për një mandat të tretë si president.

“Ka metoda që mund ta bëni këtë”, tha Trump.

Sipas Kushtetutës së SHBA-së, një person nuk mund të shërbejë më tepër se në dy mandate si president.

Miliarderi 78-vjeçar edhe më herët kishte folur për mundësinë e një mandati të tretë.

“Shumë njerëz më thonë se duan që ta bëjë këtë. Por, unë u them se kemi mjaft rrugë për të bërë”, tha Trump.

Ndryshimet kushtetuese për të lejuar një mandat të tretë do të kërkonin dy të tretat si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat, numra që Partia Republikane e Trumpit nuk i ka.