Kuvendi i Kosovës mblidhet sot, në rend dite deklarata për Aktgjykimin e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot, në rend dite deklarata për Aktgjykimin e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, ku në rendin e ditës është miratimi i deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.

Punimet do të nisin në orën 11:00, në Sallën e Seancave.

Përveç deklaratës për Aktgjykimin e Speciales, deputetët pritet të shqyrtojnë edhe disa pika të tjera. Në fillim do të miratohen procesverbalet e seancave të mëparshme, ndërsa deputetët do të zhvillojnë edhe procedurën e betimit.

Në rend dite është gjithashtu zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe formimin e komisioneve parlamentare, në kuadër të organizimit të punës së legjislaturës.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.