Ky klub i Bundesligës i interesuar për Andi Zeqirin

Borussia Monchengladbach është duke kërkuar sulmues dhe njëri prej tyre është Andi Zeqiri, ka shkruar mediumi zviceran “Blick”, përcjell albinfo.ch. Zeqiri 25-vjeçar aktualisht është futbollist i Genkut.  Ai ka kontratë deri në vitin 2026, ndërsa së fundmi ishte i huazuar te Standard Liege.  Zeqiri, që ka 16 paraqitje me Përfaqësuesen e Zvicrës, ka realizuar nëntë […] The post Ky klub i Bundesligës i interesuar për Andi Zeqirin appeared first on Albinfo.

Ky klub i Bundesligës i interesuar për Andi Zeqirin

Borussia Monchengladbach është duke kërkuar sulmues dhe njëri prej tyre është Andi Zeqiri, ka shkruar mediumi zviceran “Blick”, përcjell albinfo.ch.

Zeqiri 25-vjeçar aktualisht është futbollist i Genkut. 

Ai ka kontratë deri në vitin 2026, ndërsa së fundmi ishte i huazuar te Standard Liege. 

Zeqiri, që ka 16 paraqitje me Përfaqësuesen e Zvicrës, ka realizuar nëntë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 23 paraqitje. 

Trajneri i Gladbachut, Gerardo Seoane, e pëlqen shumë stilin e lojës së Zeqirit, i cili mund të luajë në disa pozita në sulm. 

Çmimi i tij në treg sipas faqes “transfermarkt” është 4 milionë euro. 

Ai si futbollist është zhvilluar në Zvicër te Lausanne-Sport, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Brightoni, Augsburgu e Baseli.

The post Ky klub i Bundesligës i interesuar për Andi Zeqirin appeared first on Albinfo.