Lala: Një deputete e PS nën hetim nga SPAK, priten rezultate shumë shpejt

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar një deputete e Partisë Socialiste është në hetim nga SPAK dhe lidhur me këtë çështje do të ketë rezultate shumë shpejt.
Në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24, Lala nuk bëri të njohur emrin e ddeputetes, por tha se ajo është një deputete aktuale e PS dhe është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme disa kohë më pare.
Sipas Lalës, deputetja socialiste ende nuk është vënë zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme, por vepra penale është regjistruar dhe hetimet po kryhen në mënyrë të thelluar.
“Një deputete aktuale e PS është në hetim. Është pyetur disa kohë më parë në SPAK, është duke u hetuar dhe besoj se shumë shpejt çështja do të ketë rezultate konkrete.
Emri i saj është regjistruar si person në hetim por është regjistruar vepra penale dhe është duke kryer hetim i thelluar në raport me të dhe personat e lidhur. Po vijon çështja me intensitet. Po ashtu priten rezultate shumë konkrete për dosjen e AKSHI-t “, tha Lala.





