Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
Deputeti i Partisë DemokratikeIvi Kaso ka njoftuar se nuk do të rikandidojë për postin e drejtuesit të Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të PD-së, pas 12 vitesh në këtë detyrë.
Në një postim në rrjetet sociale, Ivi Kaso bëri të ditur se vendimi lidhet me angazhimin e tij të plotë në funksionet e deputetit, anëtarit të Kryesisë së PD-së dhe nënkryetarit të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
“Pas 12 vitesh dhe 3 mandatesh të njëpasnjëshme në drejtimin e Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të Partisë Demokratike, nuk do të rikadidoj përsëri për të njëjtin pozicion, pasi më duhet të përkushtohem plotësisht në detyrat e deputetit, anëtarit të Kryesisë dhe nën Kryetarit të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin, Mbikëqyrjen Institucionale”, theksoi ai.
Gjatë këtyre 12 viteve, sfidat dhe betejat nuk kanë munguar. Dhe betejën më të vështirë dhe më të rëndësishme, atë të rikthimit tek demokratët të simboleve dhe flamurit të Partisë Demokratike, ne e fituam! Një falenderim shumë i madh për të gjithë demokratët që me shpirtin e tyre të rezistencës dhe sakrificës, e mundësuan këtë fitore historike në kushte tejet të vështira!
Dua të falënderoj gjithashtu Kryetarin e Partisë Prof. Dr. Sali Berishën për besimin që më dha në përmbushjen e kësaj detyre, Sekretarin e Përgjithshëm për mbështetjen, si dhe të gjithë kolegët që më besuan dhe bashkëpunuan me mua në këtë rrugëtim.
Faleminderit nga zemra të gjithëve.“, shkruan Ivi Kaso në një postim në Facebook.
Me pak fjalë
Pas 12 vitesh në detyrë, Ivi Kaso largohet nga posti i drejtuesit të Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të PD-së. Vendimi erdhi për shkak të angazhimit të tij në role të tjera të rëndësishme brenda partisë dhe institucioneve. Në postimin e tij, ai falënderoi të gjithë ata që kontribuan në këtë periudhë të gjatë, duke përmendur edhe fitoren e demokratëve në rikthimin e simboleve të partisë.
Personat e përmendur
- Ivi Kaso - Ivi Kaso
- Sali Berisha - Sali Berisha
Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



