“Lavdi e përjetshme Buqit” – Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti nderon jetën dhe veprën e dëshmorit të UÇK-së
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar sot familjen e dëshmorit të UÇK-së, Hashim Ilazi, i njohur si “Buqi” nga Torina, për të nderuar jetën dhe veprën e tij heroike. “Hashim Ilazi ishte një nga luftëtarët e hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili gjithë jetën ia kushtoi lirisë së atdheut’, ka […]

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar sot familjen e dëshmorit të UÇK-së, Hashim Ilazi, i njohur si “Buqi” nga Torina, për të nderuar jetën dhe veprën e tij heroike.
“Hashim Ilazi ishte një nga luftëtarët e hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili gjithë jetën ia kushtoi lirisë së atdheut’, ka shkruar Ahmeti, raporton ORAinfo.
Postimi i plotë:
Lavdi për Hashim Ilazi “Buqin”
Hashim Ilazi i njohur si “Buqi” nga Torina ishte një nga luftarët e hershëm të UÇK-së që jetën ia kushtoi lirisë së atdheut.
Edhe pse sot nuk është më mes nesh, kujtimi për të jeton në çdo relikt që familja e ruan me dashuri dhe respekt në një kënd të shtëpisë së tyre.
Ai është pjesë e pavdekësisë së luftëtarëve të lirisë dhe veprat e tij mbeten të gdhendura në historinë dhe zemrat tona.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!