LDK i reagon Ferit Idrizit: A u përdorën 8,000 € nga buxheti për ta siguruar kandidaturën e Fjolla Feratit në listën e PDK-së?

Lidhja Demokratike e Kosovës (dega në Vushtrri), ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, pas prezantimit të Fjolla Feratit si kandidate për Kuvendin Komunal nga radhët e PDK-së. Sipas kësaj partie nuk bëhet fjalë për një aderim të zakonshëm politik, por për një rast të blerjes së kandidaturës me para publike. Dyshimet

LDK i reagon Ferit Idrizit: A u përdorën 8,000 € nga buxheti për ta siguruar kandidaturën e Fjolla Feratit në listën e PDK-së?

Lidhja Demokratike e Kosovës (dega në Vushtrri), ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, pas prezantimit të Fjolla Feratit si kandidate për Kuvendin Komunal nga radhët e PDK-së.

Sipas kësaj partie nuk bëhet fjalë për një aderim të zakonshëm politik, por për një rast të blerjes së kandidaturës me para publike. Dyshimet e ngritura thuhet se janë bazuar në atë që OJQ-ja L’art Youth Gallery, e lidhur ngushtë me Feratin, ka marrë një subvencion prej 8,000 eurosh nga buxheti komunal — vetëm disa muaj para aderimit të saj në PDK.

LDK rendit faktet si më poshtë: • Klubi sportiv “Samadrexha”, që përfaqëson Vushtrrinë në garat evropiane, u përkrah vetëm me 8,600 €. • OJQ-ja “Hareja”, me 26 vite aktivitet në qytet, mori 950 €. • Grupi i tifozëve “Forca” të KF Vushtrria u mbështet me 2,300 €. • Ndërkohë, L’art Youth Gallery përfitoi 8,000 € – shuma më e madhe në listë.

“LDK e konsideron këtë akt si shfrytëzim të parasë publike për interesa personale e partiake, duke e quajtur “formën më të shëmtuar të politizimit të fondeve publike.” “Nuk do të mund ta blesh pushtetin, Ferit Idrizi. Vushtrria nuk mashtrohet dy herë. Dinjiteti i qytetarëve nuk është në shitje!” – thuhet në reagimin e LDK-së.