“LDK merr përkrahje të madhe në Rogovë”, Abdixhiku: Besimi po rritet çdo ditë
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka nisur ditën me një tubim elektoral në Rogovë. Në një postim në rrjetet sociale, Abdixhiku e cilësoi takimin si “tubim të jashtëzakonshëm”. “Ditën e nisëm me tubim në Rogovë. Si gjithandej nëpër Kosovë, edhe këtu zgjedhja është e qartë! Tubim i jashtëzakonshëm, besim

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka nisur ditën me një tubim elektoral në Rogovë.
Në një postim në rrjetet sociale, Abdixhiku e cilësoi takimin si “tubim të jashtëzakonshëm”.
“Ditën e nisëm me tubim në Rogovë. Si gjithandej nëpër Kosovë, edhe këtu zgjedhja është e qartë! Tubim i jashtëzakonshëm, besim i madh, mbështetje e palëkundur! Kjo është fryma që po fiton. Ky është besimi që po rritet çdo ditë!” – tha Abdixhiku.
Ai u shpreh i bindur në fitoren e Lidhjes Demokratike.
“LDK është adresa e vetme për zhvillim, stabilitet dhe të ardhme më të mirë, dhe fitorja jonë do të jetë edhe fitore e Kosovës.” – tha kreu i LDK-së.