LDK zyrtarizon kandidaturën e Xhafer Tahirit për kryetar të Vushtrrisë
Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e avokatit të njohur Xhafer Tahiri për postin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë. Vendimi është marrë me votim unanim nga kryesia e Degës së LDK-së në këtë komunë, duke i besuar sërish Tahirit garën për të udhëhequr Vushtrrinë. Ky propozim shihet si një përpjekje e LDK-së për

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e avokatit të njohur Xhafer Tahiri për postin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë. Vendimi është marrë me votim unanim nga kryesia e Degës së LDK-së në këtë komunë, duke i besuar sërish Tahirit garën për të udhëhequr Vushtrrinë.
Ky propozim shihet si një përpjekje e LDK-së për të rikthyer drejtimin e komunës nën menaxhimin e një figure me përvojë politike dhe profesionale, pasi Tahiri ka më parë përvojë si kryetar i kësaj komune. Me këtë vendim, LDK hyn në garën zgjedhore me një emër të konsoliduar dhe të njohur për elektoratin lokal.