“Lëshimi i territoreve, kurth i Putin”, Kallas: Ukrainës të mos i bëhet presion për të dhënë Donbasin në këmbim të paqes
Diplomatja më e lartë e Bashkimit Evropian ka paralajmëruar kundër presionit ndaj Ukrainës për t’i lëshuar territoret Rusisë, si pjesë e një marrëveshjeje të ardhshme paqeje. Ne nje interviste per BBC, Kaja Kallas tha se kerkesa per te lejuar Rusinë të mbajë territoret ukrainase ishte një “kurth i Putin “.Ukraina ka refuzuar vazhdimisht t’ia lëshojë [...]Read More...

Diplomatja më e lartë e Bashkimit Evropian ka paralajmëruar kundër presionit ndaj Ukrainës për t’i lëshuar territoret Rusisë, si pjesë e një marrëveshjeje të ardhshme paqeje.
Ne nje interviste per BBC, Kaja Kallas tha se kerkesa per te lejuar Rusinë të mbajë territoret ukrainase ishte një “kurth i Putin “.Ukraina ka refuzuar vazhdimisht t’ia lëshojë Donbasin Kremlinit në këmbim të paqes, megjithëse Trump theksoi nevojën për “shkëmbim territoresh”.
Kallas , qe ndodhet në “listën e të kërkuarve” nga Kremlini, foli gjithashtu gjatë për garancitë “e besueshme dhe të forta” të sigurisë për Ukrainën.
Ajo pranoi se nuk kishte shumë “hapa konkretë” për një forcë penguese në këtë fazë të negociatave.
“Garancia më e fortë e sigurisë është një ushtri e fortë ukrainase”, tha ajo, duke nënvizuar rëndësinë e vendosjes së garancive që “nuk janë vetëm në letër”.
Kallas tha se u takon shteteve anëtare të “koalicionit të të vullnetshëmve” të përcaktojnë saktësisht se çfarë mund të kontribuojnë dhe se ende nuk ishte e qartë se në çfarë kapaciteti do të vepronin këto forca.
Kremlini i nënvlerëson bisedimet me Zelenskyn, ndërsa Trump paralajmëron se Putini mund të mos dëshirojë të bëjë marrëveshje.
Kallas tha se në samitin e Alaskës Putini mori “gjithçka që donte” dhe kjo do ta bente me te interesuar për të negociuar një marrëveshje paqeje.
“Ai u prit shumë mirë dhe donte që të mos vendoseshin sanksione, gjë që edhe e arriti. “Putini thjesht po qesh, jo duke i ndaluar vrasjet, por duke i shtuar ato”, tha Kallas. “Po harrojmë se Rusia nuk ka bërë asnjë lëshim të vetëm.”
Ajo shtoi se BE kishte përgatitur paketën e 19-të të sanksioneve për të ushtruar presion mbi udhëheqësin rus për diskutime të mëtejshme.