Lidhja e Prizrenit, Haradinaj: Ngjarje historike që shënoi kthesë në rrugën e gjatë për liri
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në përvjetorin e 147-të të Lidhjes së Prizrenit, shprehet mirënjohës për shqiptarët që u bashkuan për të mbrojtur tokat e tyre, duke themeluar organizimin e parë politik të vilajeteve shqiptare. Ai thotë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit është ngjarje historike që shënoi një kthesë, pas Lidhjes së Lezhës, në rrugën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në përvjetorin e 147-të të Lidhjes së Prizrenit, shprehet mirënjohës për shqiptarët që u bashkuan për të mbrojtur tokat e tyre, duke themeluar organizimin e parë politik të vilajeteve shqiptare.
Ai thotë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit është ngjarje historike që shënoi një kthesë, pas Lidhjes së Lezhës, në rrugën e gjatë për liri.
“Lidhja e Prizrenit, frymëzim për liri e pavarësi! Më 10 qershor 1878, shqiptarët u bashkuan për të mbrojtur tokat e tyre, duke themeluar organizimin e parë politik të vilajeteve shqiptare, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Ngjarje historike që shënoi një kthesë, pas Lidhjes së Lezhës, në rrugën e gjatë për liri. Përjetësisht mirënjohës atdhetarëve që i prinë këtij ideali, atyre që ruajtën vazhdimësinë e paraardhësve tanë e deri te Ushtria Çlirimtare të Kosovës që e vazhdoi rrugën e tyre që Kosova ta fitojë lirinë në qershorin e vitit 1999”, ka shkruar lideri i AAK-së në Facebook.