Liga Arabe largon Hezbollahun nga lista e grupeve terroriste
Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Hossam Zaki, tha se organizata kishte ndaluar së cilësuari Hezbollahun si një “organizatë terroriste”. “Shtetet anëtare të Lidhjes ranë dakord që emërtimi i Hezbollahut si organizatë terroriste nuk duhet të përdoret më”, tha Zaki. Më 11 mars 2016, Liga Arabe e klasifikoi Hezbollahun si një “organizatë terroriste”, me rezerva [...]Read More...
![Liga Arabe largon Hezbollahun nga lista e grupeve terroriste](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2024/06/thumbs_b_c_af4764c58cd890f941ecb362ec745a54.jpg)
Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Hossam Zaki, tha se organizata kishte ndaluar së cilësuari Hezbollahun si një “organizatë terroriste”.
“Shtetet anëtare të Lidhjes ranë dakord që emërtimi i Hezbollahut si organizatë terroriste nuk duhet të përdoret më”, tha Zaki.
Më 11 mars 2016, Liga Arabe e klasifikoi Hezbollahun si një “organizatë terroriste”, me rezerva nga Libani dhe Iraku, dhe i bëri thirrje që “të pushojë së promovuari ekstremizmin dhe sektarizmin, të përmbahet nga ndërhyrjet në punët e brendshme të vendeve dhe të ndalojë çdo mbështetje për terrorizmin dhe terroristët në rajon”.
Klasifikimi ndodhi menjëherë pasi vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit përcaktuan Hezbollahun libanez si një organizatë terroriste më 2 mars 2016./abcnews.al