Ligji për Specialen, nesër mblidhet Komisioni për Legjislacion

Komisioni për Legjislacion pritet të mblidhet nesër në ora 08:00 për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit që lidhet me Gjykatën Speciale në Hagë.
Sipas njoftimit të kryetarit të këtij komisioni, Vigan Qorrolli, në rend dite është shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Mbledhja vjen pas ngarkimit të Komisionit me shqyrtimin e këtij projektligji, ndërsa në fokus do të jenë edhe aspektet juridike të tij, në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe procedurat e Kuvendit, raporton IndeksOnline.
Qorrolli ka ftuar deputetët dhe mediat që të marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit.
Kujtojmë se Qeveria tashmë ka dhënë qëndrimin e saj lidhur me nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se nuk ekzistojnë pengesa ligjore për vazhdimin e procedimit të saj.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



