Ligjvënësit demokratë në kërkim të mënyrave për të kundërshtuar vendimet e Presidentit Trump
Ligjvënësit demokratë po kritikojnë ato që i quajtën përpjekje “të skajshme” të administratës Trump për t’i dhënë një formë tjetër qeverisë amerikane, duke u zotuar se do t’i kundërshtojnë këto ndryshime megjithëse kanë fuqi të kufizuar politike në dy dhomat e Kongresit amerikan. Udhëheqësi i ligjvënësve demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries tha të [...]Read More...

Ligjvënësit demokratë po kritikojnë ato që i quajtën përpjekje “të skajshme” të administratës Trump për t’i dhënë një formë tjetër qeverisë amerikane, duke u zotuar se do t’i kundërshtojnë këto ndryshime megjithëse kanë fuqi të kufizuar politike në dy dhomat e Kongresit amerikan.
Udhëheqësi i ligjvënësve demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries tha të hënën se ligjvënësit republikanë nuk po respektonin zotimin e bërë gjatë fushatës për të mos zbatuar Projektin 2025, një plan konservator që synon t’i ndryshojë formën qeverisë amerikane.
“Këtë vit, republikanët kanë kaluar tërë kohën duke zbatuar pjesët më të skajshme të Projektit 2025 dhe nuk kanë bërë asgjë për të ulur çmimet e larta të produkteve të përditshme”, deklaroi ligjvënësi Jeffries.
Ligjvënësit republikanë thonë se Presidenti Trump po ushtron kompetenca të gjëra presidenciale për të vlerësuar agjencitë shtetërore. Presidenti Trump po e bën një gjë të tillë përmes miliarderit Elon Musk, të cilin e ka vendosur në krye të Departamentit për Efikasitetin e Qeverisë, qëllimi i së cilit është të zvogëlojë shpenzimet federale.
Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer u dërgoi një letër kolegëve demokratët që të kenë një strategji me katër qasje për të kundërshtuar veprimet e administratës së Presidentit Trump: mbikëqyrje, padi, legjislacion, komunikim dhe mobilizim.
Senatori Schumer tha gjithashtu se demokratët do të vazhdojnë të mbështesin proceset gjyqësore për të ndërprerë ngrirjen e fondeve dhe për të parandaluar shkarkimin e punonjësve federalë.