Lirimi i pengjeve/ “Paqja, Trump duhet përgëzuar”, Sotiri: Izraeli me një strategji mbrojtje të qartë
Hamas ka liruar të gjitha pengjet e gjalla që mbaheshin ende në Gaza. Si pjesë e marrëveshjes me Izraelin për zbatimin e planit të Donald Trump për paqe në Gaza, Hamas dorëzoi 20 pengje të gjalla. Presidenti amerikan Donald Trump mbajti fjalën e tij në parlamentin izraelit këtë të hënë duke nënvizuar se terrorit tashmë [...]Read More...

Hamas ka liruar të gjitha pengjet e gjalla që mbaheshin ende në Gaza. Si pjesë e marrëveshjes me Izraelin për zbatimin e planit të Donald Trump për paqe në Gaza, Hamas dorëzoi 20 pengje të gjalla.
Presidenti amerikan Donald Trump mbajti fjalën e tij në parlamentin izraelit këtë të hënë duke nënvizuar se terrorit tashmë i erdhi fundi.
Në një intervistë në “News Line” në ABC News, ekspertja e Sigurisë, Juxhina Sotiri u shpreh se kjo është një ngjarje e rëndësishme, duke theksuar se presidenti amerikan Donald Trump vlen për përgëzohet për këtë arritje.
Sipas marrëveshjes Hamas duhet të dorëzojë armët. Më tej, Sotiri shtoi se këto janë zhvillime historike, dhe se Izraeli ka treguar një strategji mbrojtje të qartë.
“Trump e ka shprehur gjithnjë se është një president i paqes dhe se vizita e tij në Lindjen e Mesme, mund ta konfirmojë këtë. Ndërkohë mendoj që edhe Gaza mund të jetë një vizitë e mundur. Por mund të them se jam e surprizuar se sa me hapa të shpejtë eci faza e parë e lirimit të pengjeve. Mund të them që është një moment për tu lumturuar dhe për ta përgëzuar të gjithë procesin. Analiza ku unë nis mendimin ka të bëjë me faktin se nëse do të shohim Hamasin, është një grup ushtarak rezistence…”, tha ajo.
Më tej gjatë intervistës, nënvizoi se një tjetër fakt i rëndësishëm, tani është lejimi i ndihmave humanitare.
“Pika më e fortë që mund të ndërtojë besimin mes të dyja palëve gjatë negocimit është hapja dhe krijimi i lejimit të ndihmave humanitare. Por sa kohë thuhet që nuk do pranohet një shtet palestinez, kjo rrëzon të gjitha planet për arritjen në paqe”, tha mes të tjerash Sotiri.
/abcnews.al/