Lista Serbe nuk certifikohet nga KQZ për zgjedhjet lokale të tetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk ka miratuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit. Vendimi erdhi pas votimit në mbledhjen e së enjtes, ku dy anëtarë votuan pro, dy kundër dhe shtatë abstenuan. Përfaqësuesit e Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin kundërshtuesit më të zëshëm, duke paraqitur dokumente […] The post Lista Serbe nuk certifikohet nga KQZ për zgjedhjet lokale të tetorit appeared first on Albinfo.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk ka miratuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit. Vendimi erdhi pas votimit në mbledhjen e së enjtes, ku dy anëtarë votuan pro, dy kundër dhe shtatë abstenuan.
Përfaqësuesit e Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin kundërshtuesit më të zëshëm, duke paraqitur dokumente që sipas tyre dëshmojnë se disa kandidatë të Listës Serbe mbajnë poste në institucionet paralele të Serbisë në Kosovë.
Ndërkohë, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, zhvilloi një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Pas takimit, ajo shprehu shqetësim për përjashtimin e mundshëm të partive serbe nga zgjedhjet, duke theksuar rëndësinë që qytetarët serbë të Kosovës të kenë mundësinë të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
The post Lista Serbe nuk certifikohet nga KQZ për zgjedhjet lokale të tetorit appeared first on Albinfo.